Fjalë Kyçe

Luftëtari e gjen në Kosovë, pasuesin e Rrocës!

Luftëtari e gjen në Kosovë, pasuesin e Rrocës!

Merkatoja dimërore në Kategorinë Superiore, pak nga pak po hyn në ditët saj më të nxehta.

Pasi humbi Eduart Rrocën i cili u ble nga Kukësi për 50 mijë euro, Luftëtari po gjen një zëvëndësues për fantazistin. Drejtuesit e klubit bluzi po mendojnë për të rikthyer në Gjirokastër pikërisht Erjon Vucajn një njohje të vjetër.

Vucaj luajti me Luftëtarin në formë huazimi gjatë pjesëmarrjes historike të bluzinjëve në Kupat e Europës, duke zëvendësuar pikërisht Rrocën që në atë periudhë ishte i dëmtuar. Megjithatë pas eliminimit të Luftëtarit nga Europa Vucaj u largua nga Gjirokastra dhe pasi prishi me konsensus kontratën me Vllazninë, zgjodhi kampionen e Kosovës, Dritën për të vazhduar karrierën.

Eksperienca te Drita nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë për shkodranin i cili po mendon të ndërrojë sërish skuadër, dhe nga ky fakt kërkon të përfitojë Luftëtari që dëshiron ta rikthejë në Gjirokastër. Shanset që Vucaj të vishet sërish bluzi janë të mëdha, raportojnë mediet shqiptare.