Fjalë Kyçe

Luka Joviç lojtar i Real Madridit

Luka Joviç lojtar i Real Madridit

Real Madrid ka arritur marrëveshje me Eintracht Frankfurt, për transferimin e Luka Joviç në ‘Santiago Bernabeu’ në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi 21 vjeçar, ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me Real Madridin.

‘AS’ shkruan se kartoni i Joviç, i ka kushtuar Real Madridit hiq më pak se 60 milionë euro, përcjell ‘lajmi.net’.

Nga transferimi 60 milionësh, 48 milionë euro do t’i takojnë Eintracht Frankfurt, dhe 12 milionë euro tjera skuadrës së Benficas, pjesë e së cilës ka qenë sulmuesi.

Në garën për Joviç, Real Madrid ka arritur të mposht një numër të madh skuadrash, përfshirë Barcelonën dhe PSG.

Reprezentuesi serb, në 51 paraqitje për Eintracht Frankfurt, ka shënuar 25 gola, duke qenë më meritori në arritjen e skuadrës gjermane deri në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.