Fjalë Kyçe

Lukaku arrin shifrën prej 300 golash në karrierë, ai është vetëm 27 vjeçar

Lukaku arrin shifrën prej 300 golash në karrierë, ai është vetëm 27 vjeçar

Romelu Lukaku ka vazhduar ta forcojë pozitën e tij në listën e sulmuesve më të mirë në futbollin evropian me dy golat e shënuar kundër Lazios.

Sulmuesi i Interit po vazhdon me formën e shkëlqyer dhe falë golave dhe asistimit të tij, Interi është ngjitur në krye të tabelës së Serie A.

Belgu shënoi golin e parë nga penalltia dhe pastaj nga loja e hapur për të regjistruar golin e 300-të në karrierën e tij si futbollist.

Golin e parë në një ndeshje zyrtare, 27-vjeçari e ka shënuar në gusht të vitit 2009 kuar luante për Anderlechtin.

Që atëherë, ai vazhdoi të shënonte për klube, si West Bromwich Albion, Everton, Manchester United e së fundmi me Inter. Po ashtu, edhe për kombëtaren e Belgjikës.

Për më shumë, ai ka marrë primatin në listën e golashënuesve më të mirë në Serie A këtë sezon, me 16 gola aq sa ka shënuar edhe Cristiano Ronaldo.