Romelu Lukaku mund të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Juventus.
Lukaku ka munguar në ndeshjen e mbrëmshme, të cilën Inter e luajti në kuadër të Ligës së Kampionëve, kundër Barcelonës, duke pësuar me rezultatin 2:1.
Ndeshje të rëndësishme skuadra e Antonio Conte do të ketë edhe në fundjavë, kundër skuadrës së Juventus.
Sipas ‘Corriere dello Sport’, Lukaku mund të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Juventus, transmeton lajmi.net.
Në anën tjetër, Alexis Sanchez mund t’i mungojë skuadrës së Inter, pasi është i suspenduar.