Të rriturit në Luksemburg do të lejohen të rrisin deri në 4 bimë kanabisi në shtëpi.
Vendimi i qeverisë i marrë sot thuhet se do të sjellë ndryshime thelbësore në qasjen e vendit ndaj përdorimit dhe kultivimit të kanabisit.
Qeveria mendon të lejojë për çdo familje që dëshiron kultivimin e katër bimëve kanabis vetëm për përdorim personal. Sipas legjislacionit, të gjithë personat mbi 18 vjeç e lart do të jenë në gjendje të rrisin ligjërisht deri në katër bimë për familje. raporton The Guardian.
Me këtë vendim qeveria po mendon të lejojë edhe tregtimin e farave të kanabisit në dyqane, blerjen e tyre në internet dhe importimin nga jashtë. Luksemburgu gjithashtu po shqyrton mundësitë për ta prodhuar në vend për qëllime komerciale.
Konsumimi dhe kultivimi i kësaj lënde narkotike do të lejohet vetëm brenda katër mureve të shtëpisë. Transportimi ose konsumimi deri në tre gram kanabis nuk do të konsiderohet një vepër penale.