Fjalë Kyçe

Lul Raka ka një parashikim interesant rreth valës së dytë të koronavirusit

Lul Raka ka një parashikim interesant rreth valës së dytë të koronavirusit

Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se nëse kalohet me sukses vala e pare me COVID-19, atëherë vala e dytë nuk do të ketë hapësirë që të përhapet.

Raka ka thënë se do të merren mostrat e pacientëve, do t’i ruajmë dhe do të pajisemi me të gjitha gjërat e nevojshme që vala e dytë e virusit të mos këtë hapësirë të përhapet.

“Nëse valën e parë të pandemisë e kalojmë me sukses, atëherë vala e dytë nuk do të ketë hapësirë që të përhapet, pasi edhe numrat janë në rënie nëpër gjithë Evropën. Për parandalimin e përhapjes së COVID-19 ne do t’i ruajmë mostrat e marra nga pacientët dhe do të pajisemi me teste, me respiratorë dhe me të gjithë gjërat e duhura, do të jemi më të përgatitur”, ka thënë në fund ai.