Fjalë Kyçe

Lulëzon asfalti edhe në Vushtrri

Lulëzon asfalti edhe në Vushtrri

Pas Shtimes, asfalti ka lulëzuar edhe në Vushtrri.

Një banor në rrugën “Muhamed Rashica” në Vushtrri, i ka dërguar disa fotografi në adresë të portalit Koha.net, ku shihet se bari ka mbirë në rrugë.

Sipas këtij banori, rruga është asfaltuar në fund të dhjetorit të 2018-s.

Kohavision para pak ditësh ka raportuar një rast të ngjashëm në Shtime.