Fjalë Kyçe

Lulzim Basha ndodhet brenda, Sali Berisha hyn me mbështetësit e tij në seli të PD-së

Lulzim Basha ndodhet brenda, Sali Berisha hyn me mbështetësit e tij në seli të PD-së

Teksa Lulzim Basha ndodhet në një takim me mbështetësit e tij demokratë, në seli ka mbërritur ish lideri Sali Berisha. Ky i fundit ka qenë i shoqëruar më dhjetëra demokratë që i kanë dalë në krah.

Berisha i ka bërë thirrje Bashës që të reflektojë deri me datë 18 dhjetor, ndërsa ka deklaruar se nuk do shkojë në sallën ku ndodhet kreu i PD-së edhe pse i ndan vetëm një mur.

Në PD po zhvillohet një takim për raportimin e Grupit të Punës për zgjedhjet në FRPD.

Lëvizja e Berishës ka qenë surprizë në selinë blu.