Fjalë Kyçe

Lulzim Berisha beson në pafajsinë e Presidentit të FFK-së Agim Ademi

Lulzim Berisha beson në pafajsinë e Presidentit të FFK-së Agim Ademi

Kryetari i tifo grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha beson në pafajsinè e Presidentit të FFK-së Agim Ademi.

Berisha në një prononcim për Gazetën Alo ka thënë se beson në pafajsinë e Presidentit dhe e përkrahë punën e tij të deritanishme.

“Besoj në pafajsinë e Presidentit Ademi, si dhe e përkrahi dhe vlersoj punën e tij që ka bërë ndër vite për sportin në Kosovë”, ka thënë fillimisht Lulzim Berisha.

“Ky njeri është qe sa e sa vite në sport andaj besoj se është adekuati për President të FFK-s. Mendoj se nuk e kemi komoditetin t’i ndërrojm presidentët çdo 6 muaj”, ka deklaruar Kryetari i Dardanëve.

“Mendoj se duhet me vazhdu punën e ndershme si është duke e bërë deri në përfundim të mandatit atëher ta analizojm dhe ta shohim punën e tij”, ka thënë Lulzim Berisha për Gazetën Alo.