Fjalë Kyçe

Lulzim Berisha: Përjetësisht bashk legjendë

Lulzim Berisha: Përjetësisht bashk legjendë

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur të organizojë Turne Përkujtimor në nderim të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, shkruan Gazeta Alo.

FFK ka njoftuar se do të organizojë turneun më 23 korrik, në ditëlindjen e Vokrrit.

Ai do të jetë tradicional dhe do të mbahet çdo vit më 23 korrik.

Për këtë turne ka njoftuar edhe kryetari i tifo grupit “Dardanët” Lulzim Berisha.

PËRJETËSISHT BASHK LEGJENDË!

Në shenjë nderimi dhe përkujtimit të legjendës së futbollit të Kosovës dhe ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 18:00, organizohet turne përkujtimor me rastin e datëlindjës së legjendës Vokrri.

Ky turne tradicional këtë vit është viti i parë, dhe do vazhdoj të organizohet gjdo vit.

Ftojmë të gjithë futbolldashësit dhe miqtë, që në numër sa më të madh të jemi në shkallët e stadiumit, ta nderojmë kujtimin për legjedën Vokrri.