Lumi B është bërë baba për herë të parë para tetë viteve, por ai mund të bëhet shumë shpejt baba për herë të dytë.
Gruaja e tij, Miranda, përmes një pyetësori në rrjetin social “Instagram”, ka thënë se tani është koha për një foshnje tjetër, pasi djali i tyre, Blini, tashmë është rritur.
“A ke mendu per nje femi te dyte pasi Blini eshte rrite tani”, e pyeti një nga ndjekësit.
“Po kam mendu edhe qitash definitivisht është koha me bo një bebush”, është përgjigjur gruaja e Lumi B, Miranda.
Pra, së shpejti Blini mund të bëhet me një motër apo vëlla.