Lumi “Mirusha” në Gjilan nuk ka ngjyrë sikur lumenjët e tjerë në Kosovë e as në botë!
Ai ka ngjyrë të kuqe, që dyshohet që e mori nga derdhja e gjakut të kafshëve nga një therrtore aty pranë.
Një qytetar ka dërguar forografi nga lumi, që i ka shkrepur sot në Gjilan.
Në pamje shihet se rrjedha e lumit është e kuqe. Ai ka kërkuar nga komuna e Gjilanit që të ndërmerr masa pasi ajo zonë shfrytëzohet edhe për rekreacion e shëtitje.
Sipas lexuesit, fotografitë e njëjta i janë dërguar edhe kryetarit, Alban Hysenit./indekonline