Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), është shprehur i habitur se si Lumir Abdixhiku, anëtar i LDK-së, nuk është kryetar i kësaj partie.
Miftaraj, përmes ‘Facebook’-ut, ka thënë se një figurë e tillë në krye të LDK-së do të ngriste përqindjen në zgjedhjet qëndrore.
“Une nuk kuptoj pse Lumir Abdixhiku nuk eshte Kryetar i LDK-se. Une e kam bindjen se LDK me Lumirin Kryetar partie dhe kandidat per Kryeminister 26 deri 29% te votave lehte do te ishte nje realitet i arritshem”, ka shkruar ai.
Abdixhiku është shfaqur në skenën mediatike pas disa muajsh për herë të parë në ‘Pressing’, ku ka folur lidhur me koalicionin mes LDK-së dhe LVV-së.
Ai ka folur edhe për arsyen që çoi tek përçarja e këtij bashkëpunimi politik, respektivisht shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, nga ana e ish-kryeministrit, Albin Kurti.
“Ne kemi diskutuar në një mbledhje lidhur me kompetencat e kryeministrit. Në atë mbledhje kanë qenë të pranishëm Besnik Bislimi, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Lutfi Haziri, Avdullah Hoti dhe unë. Në mbledhjen e shtatë kemi diskutuar për këtë situatë hipotetike. Mirëpo nëse kryeministri e shkarkon një ministër pa na njoftuar… është thënë se nëse vjen puna deri aty, duhet të ndërpritet bashkëpunimi”, ka sqaruar Abdixhiku.