Fjalë Kyçe

Lushtaku humb kontrollin, kërcënon pas ndeshjes

Lushtaku humb kontrollin, kërcënon pas ndeshjes

Drenica ka barazuar 2:2 me Dritën në Gjilan ndonëse ishte duke udhëhequr 2:0.

Skuadra vendase ka barazuar në minutën 96 pas një penalltie të akorduar.

Kjo ka bërë që trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku të humbë kontrollin. Ai ka kërcënuar pas ndeshjes, raporton Gazetasheshi.com.

“Në pjesën e parë bëmë lojë të mirë dhe futbollistët vepruan ashtu siç u kam thënë. Në pjesën e dytë jemi tëhequr pa nevojë, por prapë se prapë jam i kënaqur”, deklaroi Lushtaku për SuperSport për të vazhduar me akuzat e tij të zakonshme.

“Në shumë raste u pa që Fatmir Tahiri ishte i njëanshëm. Ishte një penallti shumë e dyshimtë. Këta janë referët e Përparimit dhe Agim Ademit, por nuk besoj që do të vazhdojnë gjatë”, shtoi Lushtaku, duke lënë në gjysmë intervistën i nervozuar.

Drenica me pikën e fituar mbetet në pozitën që ishte