Fjalë Kyçe

Lushtaku publikon fotografi me djalin e Thaçit dhe atë të Veselit

Lushtaku publikon fotografi me djalin e Thaçit dhe atë të Veselit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Mërgim Lushtaku, ka publikuar një fotografi me djemtë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Me anë të një postimi në Facebook, deputeti Lushtaku ka njoftuar se sot ka pasur një takim në një kafene me djemtë e Thaçit dhe Veselit.

Ai ka publikuar edhe foto me ta, ku shihet nënë shoqërinë e Endritit djalit të Thaçit dhe Klestorin djalin e Kadri Veselit.

“Është përgjegjësi e madhe të jesh pasardhës i themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por njëkohësisht ndihemi krenarë që jemi pasardhës të çlirimtarëve”, ka shkruar Lushtaku.