Fjalë Kyçe

Lushtaku thumbon keq Prishtinën

Lushtaku thumbon keq Prishtinën

Drenica është mposhtur 2:1 nga Prishtina në kryeqytet. Por, me lojën e shfaqur sidomos në pjesën e dytë, skenderajasit lehtë kanë mundur të kthehen me një pikë.

Pas ndeshjes, trajneri i ekipit skenderajas, Tahir Lushtaku ka adresuar kritika në adresë të Prishtinës.

“Me disa lojtarë që e nisën ndeshjen nuk isha i kënaqur. Prej fillimit i patëm disa gabime që nuk është dashur të nodhin, por po ndodhin. Sa i përket pjesës së dytë mendoj që kemi qenë një ekip tjetër dhe e kemi dominuar lojën. U munduam të krijojmë raste nga krahët me Ukën dhe Mziun ku edhe realizuam gol. Ndërsa, Prishtina është mbrotjur”, deklaroi Lushtaku për SuperSport.

Ai vijoi me kritikat ndaj Prishtinës.

“Kur një Prishtinë bën kaq shumë zhagitje, ku mendon të shkojë në Evropë. Kështu ndodhi edhe me Llapin javën e kaluar. Prishtina ndoshta 20 minuta ka qenë e shtrirë në pjesën e dytë”, shtoi Lushtaku.

Pavarësisht kësaj humbje, Drenica ka gjasa reale që t’i shmanget barazhit.