Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shpjeguar procesin e zgjedhjes së Agim Veliut si Ministër i Punëve të Brendshme.
Ai ka thënë se ka pasur shumë emra në tavolinë, por është zgjedhur i Veliut.
“Ka pasur shumë emra në tavolinë të diskutimit. Ka qenë edhe emri im ndër emrat për ministra, por unë kam thënë se dëshiroj të kryej mandatin si kryetarit i Gjilanit”, ka thënë Haziri.
Por Haziri shpjegon se emri i tij nuk është përfolur për MPB por për ministri tjera.
“Jo, vetëm është përfolur emri im se ku mund të kontribuoj. Ndërsa i vetmi emër që ka dalë si më adekuati për MPB ka qenë Agim Veliu. Ai e garanton zbatimin e programit të LDK’së dhe VV’së, që ndër politikat kyçe që përmendim është siguria”, ka deklaruar ai në T7.
Tutje Haziri thotë se arritja e marrëveshjes për koalicion ndodhi pas një takimi me |Përfaqësuesin e Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. Në takim ishin Haziri dhe Vjosa Osmani.