Fjalë Kyçe

Lyoni shumë afër ta transferojë Shaqirin

Lyoni shumë afër ta transferojë Shaqirin

Xherdan Shaqiri mund të bëjë një lëvizje befasuese në Francë.

Xherdan Shaqiri mund të bëjë një lëvizje befasuese duke u transferuar tek Olympique Lyonnais.

Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, Lyoni është shumë afër ta transferojë Shaqirin dhe marrëveshja është vetëm çështje kohe, transmeton lajmi.net.

Lyoni ka ofruar gjashtë milionë ndërsa Liverpooli po kërkon tetë për shqiptarin.

Shaqiri është bashkuar me skuadrën pas mbylljes së aventurës në Kampionatin Evropian “Euro 2020” dhe po vazhdon stërvitjet.