Fjalë Kyçe

Mabetex Prishtina – nën kampion, i Republikës së Kosovës në Futsal

Mabetex Prishtina – nën kampion, i Republikës së Kosovës në Futsal

Mabetex Prishtia me falendërim special për ata që e mbështetën për suksesin e arritur, shkruan Gazeta Alo.

#MabetexPrishtina – nën kampion, i Republikës së Kosovës në Futsal.

Klubi i kryeqytetit Mabetex Prishtina, ka përfunduar edicionin 2018/19 si nën kampion në elitën e futsallit vendor. Që nga themelimi ky është suksesi më i miri pasi që për katër vite kemi arritur që gjithmonë të jemi në fazën playoff, mirëpo këtë edicion arritëm të plasohemi në finale.

Edhe pse vitin e kaluar, kemi patur vështirësi duke qenë të bojkotuar nga disa lojtar, ne arritëm që në afat rekord të konsolidohemi duke arritur suksese tejet vlerësuese, kur dihet se klubi ka ndryshuar rrënjësisht përbërjen me 12 lojtar të transferuar, kemi vazhduar gjatë gjithë edicionit të jemi rival për titull duke qenë në pozitën e parë me pikë të barabarta me rivalin tjetër, ishim gjysëmfinaist të kupës, po ashtu tani nën kampion i superligës.

Falenderojmë kryesinë, bordin, stafin teknik dhe lojtarët për punën e palodhshme gjatë gjithë edicionit. Po ashtu një respekt dhe vlersim i veçantë shkon për sponzorin gjeneral: Mabetex Group, dhe Komuna e Prishtinës, si dhe Plisat që na përkrahën në çdo moment dhe ishin pran nesh, po ashtu: Shield Brokers, Banka Ekonomike, Swiss Diamond, Swiss Shped Sh.P.K, Kompania e sigurimeve SIGURIA, EURO Trading sh.p.k, American School of Kosova, Meridian Express, INTERSPORT Kosova, Duplex Club Prishtina, Korporata Rugove, Genkor, Pringles Kosova, Chameleon Print, Bamboo Bar, Annex bar & lounge, Che bar, Large Bar, Bon Vivant.

Kthemi edhe më të fortë në edicionin e ardhshëm!
Një jetë, një Prishtinë! 🔵⚪️