Fjalë Kyçe

Madhështore, Cana zbulon numrin e tifozëve të Vëllaznimit që do të vijnë në Prishtinë

Madhështore, Cana zbulon numrin e tifozëve të Vëllaznimit që do të vijnë në Prishtinë

Madhështore, Cana zbulon numrin e tifozëve të Vëllaznimit që do të vijnë në Prishtinë
May 28, 2019

Një ndër sfidat më të nxehta të këtij edicioni në futbollin e Kosovës do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë në mes Vëllaznimit dhe Trepçës ’89.

Kjo ndeshje i takon fazës së barazhit për mbetje në elitë.

Vëllaznimi e ka siguruar barazhin nga Liga e Parë kurse Trepça ’89 nuk arriti që nga Superliga ti shmanget këtij takimi.

Kryetari i Vëllaznimit, Agim Cana ka thënë se skuadra e tij është shumë e përgatitur për këtë duel.

Ai ka paralajmëruar numër të madh të tifozëve nga Gjakova për këtë ndeshje.

“Vëllaznimi do të vijë në Prishtinë me 5 mijë tifozë”, ka thënë Agim Cana për emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Vëllaznimi drejtohet nga trajneri Blerim Mula.