Shtëpia e Bardhë është ‘veshur’ me drita të bardha në prag të festave të fundvitit.
Siç është traditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me dekorimin e ambienteve të shtëpisë më të rëndësishme në botë, merret zonja e e Parë.
Zonja e parë e ShBA-së Melania Trump, ka publikuar një video 1-minutëshe ku shihet atmosfera festive në Shtëpinë e Bardhë, përcjell Periskopi.
“Fryma e Amerikës” po shkëlqen në @ShtëpinëeBardhë! Jam e lumtur ta ndaj këtë ekspozitë të bukur të patriotizmit për të gjithë, dhe e ngazëllyer që të gjithë të shijojnë bukurinë e sezonit # Krishtlindjeve!”, ka shkruar Melania Trump në përshkrimin e videos së publikuar në Twitter.
“The Spirit of America” is shining in the @WhiteHouse! I am delighted to share this beautiful exhibit of patriotism for all to see, and excited for everyone to experience the beauty of the #Christmas season! pic.twitter.com/qGxxl9qBrd
— Melania Trump 45 Archived (@FLOTUS45) December 2, 2019