Fjalë Kyçe

Madrilienët po bëhen gati për ti thënë lamtumirë brazilianit

Madrilienët po bëhen gati për ti thënë lamtumirë brazilianit

Real Madridi dëshiron transferimin e mbrojtësit të Ajax, Nicolas Tagliafico për ta zëvendësuar Marcelon, i cili pritet t’i bashkohet Juventusit.

Aktualisht, braziliani është në formë të dobët, teksa vendin e tij e ka zënë Sergio Reguilon.

Gjithashtu, Marcelo ka qenë vazhdimisht i lidhur me një kalim te Juventusi, për t’u bashkuar me mikun e tij, Cristiano Ronaldo.

Tani agjenti i Tagliafico ka pranuar se ka interesim nga Reali.

Image result for Nicolas Tagliafico

“Është thënë se Tagliafico është në listen e Real Madridin sepse Marcelo po kalon te Juventusi, por ende s’ka kontake”, tha agjenti Schlieper.

“Lojtari ka ende dy vite në kontratën e tij, por Ajax ende nuk ka ndonjë çmim”, u shpreh ai.

Ndryshe, 26-vjeçari, Tagliafico iu bashkua Ajaxit nga Independiente një vit më parë.