Fjalë Kyçe

Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka nesër vizitojnë Thaçin, Veselin dhe të tjerët në Hagë

Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka nesër vizitojnë Thaçin, Veselin dhe të tjerët në Hagë

Xhudistja nga Kosova me famë ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi së bashku me trajnerin e saj Driton Kuka, kanë paralajmëruar vizitë në Hagë te ish-eprorët e UÇK-së të cilët prej muajsh janë duke qëndruar në paraburgim atje.

Driton Kuka njofton se vizitën do ta zhvillojnë nesër ku presin që të takohen me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinajn.

Kuka shkruan se luftërat dhe qendresa e popullit tonë, gjithmonë kanë qenë frymëzim i tij dhe Majlindes “në çdo betejë”.

Kuka është shprehur i bindur se ish-krerët e UÇK-së “do të dalin fitues nga një betejë e pabarabartë, që burimin e ka në raportin skandaloz dhe të padrejtë të senatorit Dick Marty”.