Fjalë Kyçe

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Tel Aviv

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Tel Aviv

Majlinda Kelmendi ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prix në Tel Aviv.

Për xhudisten kosovare – kampione olimpike, kjo është medalja e parë e artë pas një periudhe të gjatë, kohë në të cilën është përballur me një lëndim, njofton Klan Kosova.

Ajo ka mposhtur në finale me Ippon në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë, izraliten, Gili Cohen.