Fjalë Kyçe

Majlinda Kelmendi, ka një këshillë për sportistët e rinjë

Majlinda Kelmendi, ka një këshillë për sportistët e rinjë

Ekipi i Kosovës për Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019 është pritur nga ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, para nisjes për në kryeqytetin e Bjellorusisë, shkruan Gazeta Alo

Paraprakisht ekipit iu dorëzua uniforma, derisa u zhvillua edhe një takim me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Krenaria jonë Majlinda Kelmendi në këtë takim tha disa fjalë motivuese për sportistët e rinjë.

“Për mua është hera e parë në LE dhe është kënaqësi e madhe. Këshilla ime për sportistët e rinj është të fokusohen në punët e veta, dhe të mos merren me atë se kush vjen, presidenti apo kushdo qoftë. Është më mirë që gjëra të tillë të mos e humbin fokusin. Sporti në Kosovë ka përparuar dhe ambasadori më i mirë i një vendi është sporti, andaj uroj t’i bëjmë krenar njerëzit e këtij vendi”, ka thënë Kelmendi. /Gazeta Alo.