Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të prokurorisë së Kavajës.
Si pasojë e incidentit një kalimtar ka mbetur i vdekur. Qytetari është goditur nga një makinë teksa po tentonte të kalonte rrugën. Viktima, ende e paidentifikuar, ka vdekur në vend. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.