Fjalë Kyçe

Makina përplas 13-vjeçarin në Shqipëri,

Makina përplas 13-vjeçarin në Shqipëri,

Një 13-vjeçar është përplasur nga makina sot në orën 12:10 në vendin e quajtur “Kthesa e Yzberishtit” në Tiranë.

Mësohet se ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

”Me datë 13.11.2021, në orën 12:10, në vendin e quajtur “Kthesa e Yzberishtit”, mjeti me drejtues shtetasin E. Ç., ka aksidentuar një shtetas të mitur 13-vjeçar, i cili për pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, sipas policisë.

Sipas policisë, grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tch