Në plazhin Bularica, i cili gjendet jo larg Petrovecit, është vërejtur një gjarpër, transmeton Gazeta Metro.
Në videon, të cilën e ka publikuar ‘Podgoricki vremeplov’, shihet një gjarpër i gjatë rreth një metër, i cili nga cektina lëviz drejt lodrave të fëmijëve, e pastaj drejt dyshekëve të njerëzve në plazhin e mbushur plot dhe njerëzit të cilët ikin prej tij.
Në video nuk shihet data se kur është bërë videoja, e as nuk shkruan se për çfarë gjarpri është fjala.
https://www.facebook.com/p.vremeplov/videos/2352628821466897/