Fjalë Kyçe

Malajzia ndihmon Kosovën me një milion maska dhe 30 mijë doreza

Malajzia ndihmon Kosovën me një milion maska dhe 30 mijë doreza

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka zhvilluar një videokonferencë me homologun e Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, më datë 6 korrik të këtij viti.

Haradinaj Stublla ka bërë të ditur se Qeveria e Malajzisë ka vendosur t’i dërgojnë Kosovës ndihmë anti-COVID-19, donacion prej një milion maska dhe 30 mijë dorëza, të cilat do të arrijnë ditëve në vijim në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“Falënderoj përzemërsisht Ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, Qeverinë dhe popullin malazias, të cilët edhe pse në distancë fizike me Kosovën, nga Azia Juglindore solidarizohen dhe i vihen në ndihmë Kosovës dhe gjendjes së rëndë pandemike nëpër të cilën po kalojmë”.

https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/posts/148344020244999