Fjalë Kyçe

Maldini: Chelsea na kontaktoi për Leaon, por ne e refuzuam – kemi projekte të rëndësishme me të

Maldini: Chelsea na kontaktoi për Leaon, por ne e refuzuam – kemi projekte të rëndësishme me të

Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini, ka folur në lidhje me zërat për një transferim të mundshëm të Rafael Leaos te Chelsea.
Në një intervistë të dhënë së fundi, të cilën e bën të ditur Fabrizio Romano, Maldini ka pranuar që kishte kontakte me londinezët, por se “kuqezinjtë” e refuzuan ofertën e tyre.

“Chelsea nuk dërgoi ofertë, por pati kontakte verbale dhe, normalisht, ne refuzuam ta shesim lojtarin”, theksoi ai.

“Ai (Leao) e di se të qëndruarit këtu është mënyra më e mire për t’u përmirësuar. Ne duam të bëjmë gjëra të mira me Leaon në projektin tonë”, përfundoi ai.