Fjalë Kyçe

Mali i Zi s’planifikon t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”, fokusohet në Tregun e Përbashkët Rajonal

Mali i Zi s’planifikon t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”, fokusohet në Tregun e Përbashkët Rajonal

Presidenti i Serbisë dhe kryeministrat e Shqipërisë e të Malit të Zi më 29 korrik 2021 nënshkruan marrëveshjet për “Open Balkan”. Foto: AP

Tregu i Përbashkët Rajonal është më i përshtatshëm për Malin e Zi se iniciativa e “Ballkanit të Hapur”, ka thënë kryenegociatorja malazeze për pranim të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, Zorka Kordiq.

Në një deklaratë për “Vijesti”, ajo ka thënë se pasi që Mali i Zi është shteti më së afërmi integrimit në BE, Qeveria përkrah implementimin e iniciativave rajonale ekskluzivisht si instrumente të përshpejtimit të anëtarësimit në BE.

“Prandaj, ne jemi fillimisht të fokusuar në implementimin e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, si iniciativë politike që përfshin të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar ajo, duke kundërshtuar idenë e “Ballkanit të Hapur” si nismë e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kordiq ka thënë se Tregu i Përbashkët Rajonal është më gjithëpërfshirës se “Open Balkan”, sepse pos lirisë së lëvizjes, adreson edhe çështjet e infrastrukturës digjitale, inovacionit dhe një politikë investimi, bazuar në standardet e BE-së.

Pos Malit të Zi, “Open Balkan” është refuzuar edhe nga Kosova.