Malisheva ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë në Superligën e Kosovës.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të, skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi mposhti Ulpianën.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Liman Gegaj” ka përfunduar me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi Ronald Sobowale në minutën e 18-të.
Malisheva tani renditet e gjashta me 37 pikë, kurse Ulpiana është e parafundit me 24 pikë./express