Fjalë Kyçe

Malsor Gjonbalaj me propozim tejet interesant rreth trajnerëve në klubet kosovare

Malsor Gjonbalaj me propozim tejet interesant rreth trajnerëve në klubet kosovare

Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Malsor Gjonbalaj, e ka bërë një propozim interesant për klubet kosovare.

Gjonbalaj ka propozuar që të bëhet një rregullore që klubeve kosovare mos t’u lejohet që brenda një kampionati t’i ndërrojnë më shumë se dy trajnerë.

“Propozoj që të bëhet rregull që një klub mos të ketë mundësi që brenda një kampionati t’i ndërrojë më shumë se dy trajnerë. Nëse largohen dy, i treti duhet të vijë nga brenda klubit. Ky rregull zbatohet në shumë vende”, ka deklaruar Malsor Gjonbalaj për emisionin 2 me 1 në RTV 21.

Image result for malsor gjonbalaj

“Nuk ka logjikë që brenda një kampionati, klubet tona t’i drejtojnë nga katër trajnerë, siç ka ndodhur”, shtoi Malsor Gjonbalaj.