Fjalë Kyçe

Big Mama publikon këngën e re, shfaqet joshëse në klip

Big Mama publikon këngën e re, shfaqet joshëse në klip

Big Mama ka publikuar një këngë të re.
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Big Mama ka disa muaj që ishte në përgatitje të një befasie për fansat e saj.

Gjithçka sot u zbulua, artistja e mirënjohur ripërpunoi këngën “Akoma të du”, të këngëtarit Bertan Asllani. Këngës ia shoqëroi edhe një klip të bukur të realizuar në Turqi.
E veçanta e klipit është që në të merr pjesë aktori i mirënjohur turk, Serhat Kaynarpinar, i njohur me rolin e “Cihanit” te seriali “Më fal”. Përkrah tij shkëlqen edhe aktorja Seda Canbolat, transmeton rtv21.tv

Kohëve të fundit, artistja ishte pjesë e pandshme e mediave rozë, e kjo për shkak të fotografive që publikoi ajo përkrah aktorit turk, ku dukeshin shumë të afërt. Por, gjithçka u kuptua, kjo ishte befasia e saj për fansat e shumtë. Vlen të theksohet se ky videoprojekt u dha premierë në emisionin “Mama’s Trip”.