Fjalë Kyçe

Man City fiton ndaj Crystal Palace

Man City fiton ndaj  Crystal Palace

Manchester City ka marrë tri pikë në javën e 34-të në Premierligë.
Manchester City ka fituar në udhëtim te Crystal Palace me rezultat, 1:3.

Raheem Sterling ishte tejet i disponuar për lojë, duke shënuar dy gola për ‘Citizens’ (15’ dhe 63’).

Crystal Palace nuk u dorëzua deri në fund, duke arritur që në fund ta ngushtonte epërsinë e Manchester Cityt me anë të Luka Milivojevic (81’).

Në minutë 90′, Gabriel Jesus e vulosi fitorene ‘Citizens’, duke shënuar nj gol të bukur.

Pas javës së 34-të, Manchester City gjendet në vendin e parë me 83 pikë, një më shumë se Liverpool që përballet sot (e diele) me Chelsean në ‘Anfield Road’.