Fjalë Kyçe

Man City fiton ndaj Watfordit dhe bëhet lider i Premierligës

Man City fiton ndaj Watfordit dhe bëhet lider i Premierligës

Manchester City ka fituar ndaj Watfordit me rezultat 1:3 në udhëtim, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të në Premierligë.

Mysafirët kaluan në epërsi pas katër minutave kur Sterling realizoi pas asistit nga Foden.

Goli u dyfishua nga portugezi Bernardo Silva që shënoi në minutën e 31-të.

Epërsia u trefishua në minutën e 63-të, kur Bernardo Silva realizoi sërish.

Vendasit shënuan golin e nderit në minutën e 74-të përmes Cuchos përcjell express.

Kështu, Manchester City merr primatin në renditjen tabelare të Premierligës me 35 pikë, një më shumë se Liverpool dhe dy më shumë se Chelsea.