Fjalë Kyçe

Man City i vihet pas yllit të Barcelonës?

Skuadra e Manchester City duket se akoma nuk ka mbyllur hesapet në merkaton e verës.

Kampionët e Premierligës po synojnë që të përforcohen akoma më shumë, kësaj radhe në fazën e mbrojtjes, saktësisht në krahun e djathtë, ku luan Kyle Walker.

Sipas raportimeve të së përditshmes spanjolle ‘Sport’, Manchester City po interesohet për Nelson Semedo, transmeton lajmi.net.

‘Citizens’ kanë pyetur drejtuesit e Barcës për shërbimet e portugezit, por skuadra katalane  kanë bërë të ditur se lojtari është i pa transferueshëm.

Barcelona ka besim të madh tek Semedo, dhe nuk konsideron asnjë mundësi që ta largojë lojtarin nga ‘Camp Nou’.