Fjalë Kyçe

Man City përgatitet për shitjen e Sterling nëse nuk arrijnë marrëveshje për rinovim

Man City përgatitet për shitjen e Sterling nëse nuk arrijnë marrëveshje për rinovim

Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling mund të largohet nga “Etihad” nëse dështon marrëveshja për rinovimin e kontratës.

Ish ylli i Liverpoolit ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratë dhe që disa herë është i lidhur me kalimin te Barcelona, transmeton lajmi.net.

Sterling nuk pritet të largohet në këtë afat të janarit, por Man City do provojë ta shesë në rast që nuk arrijnë marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Sipas “Daily Star”, afati veror do jetë përfundimtari për të ardhmen e anglezit, me “Qytetarët” se kanë përgatitur ofertën e re, por mungon ‘vula’ e 27-vjeçarit.

Raporti shton se City shpreson që t’ia rinovojë kontratën, por Sterling nuk është i kënaqur me minutat nën urdhrat e Pep Guardiolas.