Manchester City do ti ofrojë kontratë re portierit Ederson Moraes.
Sipas ‘The Athletic’, Ederson së shpejti do të nënshkruajë kontratën e re me Man City, transmeton lajmi.net.
Portieri ka kontratë aktuale me ‘Citizens’ deri më 30 qershor të vitit 2025.
Kampioni i Anglisë ka vendosur ta ‘shpërblejë’ brazilianin duke i ofruar kontratë të re, me rritje page.
27-vjeçari thuhet se është i lumtur në Angli, dhe do të vazhdojë të qëndrojë tek City edhe për shumë vitet tjera si gardian i portës.