Manchester United po e vazhdon formën e jashtëzakonshme nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer.
“Djajtë e kuq” arritën që të marrin tri pikë të rëndësishme në xhiron e 23- të të Premierligës, duke mposhtur Brightonin me rezultatin 2:1.
Ishte mesfushori francez, Paul Pogba ai i cili hapi serinë e golave në këtë takim, kur në minutën e 27’ i dha epërsinë skuadrës së tij, me një gjuajtje të saktë nga pika e bardhë.
Në minutën e 42’, ishte reprezentuesi anglez, Marcus Rashford ai i cili dyfishoi epërsinë e “djajve të kuq”.
Mysafirët arritën që në minutën e 72’ të shënojnë një herë me anë të Pascal Gross, mirëpo kjo ishte e tëra nga ky takim për ta.
Me këtë fitore, United grumbullojnë 44 pikë pas 23 xhirove, duke kaluar përkohësisht skuadrën e Arsenal në renditjen tabelare.