Fjalë Kyçe

Man Utd apo PSG. Ku është e ardhmja e Matuidi?

Man Utd apo PSG. Ku është e ardhmja e Matuidi?

Manchester United dhe Paris Saint Germain i janë futur garës për shërbimet e yllit të Juventus.

Blaise Matuidi është lojtari i fundit që ka përfunduar në radarin e Manchester United dhe Paris Saint Germain, skuadra këto që po synojnë të përforcohen në mesfushë.

Francezi nuk pritet të ketë shumë hapësira tek Juventus, pas transferimit të Ramsey e Rabiot në skuadër, duke pasur parasysh edhe stilin e lojës së Maurizio Sarri.

United janë duke e parë Matuidin si alternativë të Bruno Fernandes, thuhet në raportimet e ‘Corriere dello Sport’, transmeton lajmi.net.

PSG në anën tjetër është konkurrente e skuadrës nga ‘Old Trafford’. Matuidi ka qenë pjesë e PSG edhe më parë, mes viteve 2011 dhe 2017.