Manchester United ka treguar se do të ketë një fytyrë ndryshe nga sezonet e kaluara në Premierligë.
‘Djajtë e Kuq’ e kanë nisur startin e kampionatit në mënyrë të mrekullueshme, pas fitores 4-0 në derbi ndaj Chelseat.
Mysafirët zhvilluar një lojë të bukur, por pa konkretizuar rastet, ndërkaq faza defanzive lë shumë për të dëshiruar, shkruan lajmi.net.
Pjesa e parë u mbyll me avantazh minimal, me golin e Marcus Rashford (18) nga pika e bardhë.
Ndërkohë, 45 minutëshi i dytë ishte fatal për ‘Blutë’ që pësuan tre gola, duke bërë që trajneri i ri Frank Lampard ta niste në mënyrën më të keqe të mundshme kampionatin elitar anglez.
Anthonz Martial (65′), Marcus Rashford (67′) dhe Daniel James (81′) shënuan në fitoren e vendasve.
Javën e ardhshme, skuadra e Solskjaer udhëton te Wolves, kurse Chelsea pret Leicester.