Manchester United duket se kanë rënë në gjurmët e qendër mbrojtësit të duhur.
Skudra nga “Old Trafford” pretendojnë se kanë gjetur “Vidicin e ri”, dhe ai paraqitet në Serie A.
Nikola Milenkovic, anëtari i Fiorentinas është tash e një kohë në radarin e “djajve të kuq”.
Ai kishte kaluar në Fiorentina nga Partizani i Beogradit për shumën e 5milionë e 100mijë eurove, transmeton lajmi.net.
Tashmë, me paraqitjet e tij, ai i ka rritur vlerën vetës dhe Man Utd po konsideron të ofrojë rreth 50 milionë euro për shërbimet e tij.
Njësoj sikur Nemanja Vidic, edhe Milenkovic është reprezentues i Serbisë.