Portieri i Manchester United, Joel Pereira është larguar nga “Old Trafford” në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror.
Pereira i është bashkuar skuadrës belge, Kortrijk në një marrëveshje për huazim, deri në fund të këtij sezoni.
22 vjeçari ka bërë nëntë paraqitje me skuadrën e Vitoria Setubal, ku deri më tani ishte i huazuar. Ai do të ishte zgjedhja e katërt tek United, pas De Gea, Romero, dhe Lee Grant.
Pereira mbron ngjyrat e kombëtares së Portugalisë U-21, edhe pse është i lindur në shtetin e Zvicrës.
Pereira pëlqehej shumë nga ish trajneri Jose Mourinho, por duket se ai edhe këtë sezon do ta kaloj në formë huazimi, larg “Old Trafford”.