Manchester United ka shënuar fitore ndaj Leeds në udhëtim me rezultat 2:4 në kuadër të javës së 26-të në Premierligë.
“Djajtë e Kuq” treguan dhëmbët dhe në pjesën e parë shkuan në pushim me epërsi prej dy golave.
Fillimisht Maguire realizoi në minutën e 34-të, kurse në sekondat e fundit të fraksionit të parë, Bruno Fernandes e dyfishoi epërsinë, shkruan express.
Pjesa e dytë filloi krejt ndryshe për të dyja ekipet. Leeds arriti të barazonte shifrat brenda një minuti.
Rodrigo realizoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 53-të, kurse menjëherë në aksionin e radhës, Raphinha e barazoi.
Megjithatë, Man Utd u rikthye sërish dhe kaloi në epërsi nëpërmjet Fred në minutën e 70-të të ndeshjes.
Krejt në fund në të 89-tën, Elanga e realizoi golin vendimtar për 2:4.
Me këtë fitore, Manchester United e “blindon” vendin e katërt në tabelë, teksa tani ka 46 pikë, katër më shumë se Ëest Ham dhe Arsenal.
Në anën tjetër, Leeds mbetet i 15-ti me 23 pik gjithsej, vetëm pesë larg zonës së rrezikshme.