Fjalë Kyçe

Man Utd u mposht nga Wolves, Ronaldo nga më të dobëtit në fushë

Man Utd u mposht nga Wolves, Ronaldo nga më të dobëtit në fushë

Pas shtatë xhirove, Manchester United është njoftuar me humbjen në Premierligë. “Djajtë e Kuq” u mposhtën në shtëpinë e vet nga Wolves me rezultat minimal 0:1.

Kjo ishte një goditje e madhe për ekipin e udhëhequr nga Rangnick, teksa mbetet prapa në garë për top-4she.

Një magji e Joao Moutinhos i dha fitoren “Ujqve”, t, të cilët tani mund të ëndërrojnë për pozitat që dërgojnë në gara evropiane transmeton express.

Ndeshja ishte e barabartë, me rastet që i paten mysafirët. Ronaldo që ishte kapiten në ndeshjen e sontme nuk arriti të lërë gjurmë teksa ai me shokë largohen kokulur nga “Old Trafford”.

Madje, Cristiano Ronaldo ishte nga lojtarët më të dobët në fushë. Sipas WhoScored, portugezi u vlerësua me notën 6.3, kurse më dobët se ai ishin vetëm Sancho dhe Shaw.

Me këtë fitore, Wolves ngjitet në vendin e tetë me 28 pikë, kurse Manchester United mbetet i shtati me tri pikë më shumë.