Mjë seri tërmetesh me epiqendër rajonin ndërkufitar të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, saktësisht Manastir-Lerin në Greqi, janë regjistruar mbrëmë dhe gjatë ditës së sotme.
Observatori sizmik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, njoftoi sot se dy prej këtyre tërmeteve janë regjistruar njëri në ora 07:41 minuta dhe tjetri gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:40.
Sipas tyre këto tërmete janë ndjerë në rajonin kufitar të Mexhitilisë, me intensitet prej katër shkallëve sipas shkallës evropiane makrosizmike dhe në rajonin e Manastirit, me intensitet prej katër shkallëve.
Tërmeti i parë sipas shkallës së rihterit ka qenë prej 3 shkallë dhe i dyti prej 3.3 shkallë./alsat/