Manchester City ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Leeds United, me rezultat 0:4, në kuadër të javës së 35-të në Premierligë.
Rodri e nisi me gol qysh në minutën e 13-të të ndeshjes.
Nathan Ake e dyfishoi epërsinë e mysafirëve në minutën e 54-të të ndeshjes.
Gabriel Jesus shënoi për 3:0 në minutën e 78-të të ndeshjes.
Fernandinho shënoi për 0:4 në minutën e 90+3 të ndeshjes.
Me këtë fitore, Manchester City rikthen primatin në tabelë me 83 pikë, një më shumë se Liverpooli i vendit të dytë. përcjell express.
Në anën tjetër, Leeds gjendet në vendin e 17-të me 34 pikë gjithsej.