Fjalë Kyçe

Manchester City fiton me goleadë, Chelsea ngec sërish

Manchester City fiton me goleadë, Chelsea ngec sërish

Manchester City i Pep Guardiola-s ka marrë një tjetër fitore të thellë në Premier League. Këtë javë, “viktima” ishte Newcastle i sheikëve.

City triumfoi me rezultatin 4-0, duke u shkëputur përkohësisht me 4 pikë nga Liverpool i vendit të dytë, i cili ka një ndeshje më pak.

Ndërkohë, Chelsea është ndalur në barazim pa gol në transfertë ndaj Ëolves. Ky është barazimi i dytë radhazi për kampione Europës, duke bërë që të largohen në 6 pikë nga Manchester City që kryeson./a2cnn