Fjalë Kyçe

Manchester City fiton titullin e katërt me radhë në Premiere League

Manchester City fiton titullin e katërt me radhë në Premiere League

Manchester Cityt është shpallur kampion i sezonit 2023/24 në Premier League për herë të katërt me radhë duke shkruar historinë.

Ekipi i Pep Guardiolas në ndeshjen e fundit të sezonit shënoi fitore 3:1 ndaj West Ham Unitedit në “Etihad”.

Golat për skuadrën vendase i shënuan, Phil Foden dy gola dhe Rodri një, kurse për mysafirët shënoi Kudus.

Gara për titull: City po fiton ndaj West Hamit në pjesën e parë, Arsenali po barazon me Evertonin
Me këtë fitore, Manchester City siguroi titullin e katërt me radhë në Premier League me 91 pikë, tre pikë më shumë se vendi i dytë, Arsenali që mblodhi 89 pikë pasi fitoi 2-1 ndaj Evertonit.